Kërkesën e partive të vogla për një sistem zgjedhor me korrektim kombëtar e ka firmosur edhe kryeministri Sali Berisha.

Kryetari i Demokracisë Sociale, Paskal Milo tha për gazetarët se drafti me firmat e 26 partive iu paraqit Komisionit të Reformës Zgjedhore.

26 parti politike, parlamentare dhe joparlamentare duke përfshirë këtu edhe dy partitë e mëdha, ranë dakort që t’i përcjellin Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore disa propozime për përmirësimin e Kodit Zgjedhor. Fakti që dokumenti u firmos nga zoti Sali Berisha dhe zoti Edi Rama, kryetarët e dy partive të mëdha në politikën shqiptare, është një garanci që propozimet tona do të shqyrtohen me seriozitet nga Komisioni”, deklaroi kreu i PDS, Paskal Milo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA