BE, 100 milionë euro për mjedisin

25/04/2012 00:00

Bashkimi Europian, vetëm gjatë gjashtë viteve të fundit ka dhënë 100 milionë euro, për mbështetjen e mjedisit në vendin tonë.

Kreu i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi tha se vetem ne janar jane alokuar 4 milionë euro.

“Me mbështetjen e një fondi nga Bashkimi Evropian, prej taksapaguesve europianë janë dhënë 4 milionë euro. Ky projekt është nisur në muajin janar 2012 dhe do të jetë për një periudhë 30-mujore. Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, bashkë me vendet anëtare të përfaqësuara në Shqipëri janë të vendosur të mbështesin ministrin e Mjedisit, për të përshtatur direktivën për marinën e legjislacionin shqiptar. Të tjera zbatime të kësaj direktive, pasi të jetë aprovuar, do të jenë esenciale në mbrojtjen e bregdetit dhe ekosistemit. Kjo është vetëm një pjesë e kontributit të taksapaguesve europianë. Unë do të dëshiroja të theksoja se BE ka mundësuar mbrojtjen e mjedisit, duke dhënë mbi 100 milionë euro për këtë çështje në gjashtë vitet e fundit”, tha ambasadori Ettore Sequi.

“Ka një hapësirë shumë të gjerë dhe kur flasim për ekosistemet ne e kuptojmë të gjithë parametrat që përbëjne ekosistemet. Nuk i kuptojmë ata vetëm në termin e biodiversitetit, por i kuptojmë edhe në terma të tjerë shumë më të thellë, sikurse është ideologjia dhe morfologjia, ndryshimet klimaterike, pra ndikimi që kanë të gjithë këta faktorë, së fundmi në rrjetin ushqimor, në të gjithë shkallën e biodiversitetit”, tha zëvendësministri i Mjedisit, Taulant Bino.

Bregdeti shqiptar ne disa zonat ka probleme te medha me ndotjen e ujërave, me erozionin, por edhe probleme me grumbullimin e mbetjeve. Ne nje konference, ku ishin te pranishem perfaqesues te Ministrise se Mjedisit dhe te Arsimit, u kerkua qe te forcohet kerkimi shkencor ne universitete mbi mjedisin dhe qeveria shqiptare t’i mbeshtese me shume keto institucione.

Top Channel