Maxhoranca voton aktin normativ të buxhetit dhe ligjet e Reformës në Drejtësi me 85 vota. Rrëzohet amendamenti i Braçes në Kodin Penal. Deputeti i PS nuk voton dy pr.ligje Aleanca Kuq e Zi u ndal në qytetin e Prrenjasit në një tubim para mbështetësve të saj. Në takim merret pjesë edhe lideri i kësaj lëvizje politike, Kreshnik Spahiu.
Në fjalën e tij, zoti Spahiu kritikoi klasën politike dhe qeverinë aktuale për mjerimin, që sipas tij, kanë lënë tek banorët e Prrenjasit. Zoti Spahiu tha se Shqipëria zotëron pasuri nëntokësore të mëdha, por korrupsioni dhe mafia nuk lënë që kjo pasuri të vihet në shërbim të rritjes së mirëqënies së shqiptarëve.
Nga Prrenjasi, Spahiu kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të protestuar kundër atyre që ai i cilësoi si “personat që i vunë kazmën pasurive tona”. Ndërkohë, mbështetësit e AK-së hodhën parrulla kundër qeverisë dhe papunësisë.
Rezultatet e Censusit, AK: Vonohen për t’u manipuluar
Top Channel