Me trajtime teorike dhe të praktikës nga gjykimi kushtetues , ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Sadushi sjell për lexuesin botimin më të ri “Drejtesia Kushtetuese në zhvillim”.
Sic shprehet me një fjali të shkurtër për këtë vepër profesor doktor Enver Hasani ky është një libër i saktë dhe që vjen në kohën e duhur. Pikëpamje të njëjta kanë edhe akademikë të njohur në jurisprudence Aurela Anastasi dhe Luan Omari.
Juristi i njohur Kristaq Traja nuk kurseu ironinë dhe kritikat me aspektet negative të drejtësisë.
Gjatë promovimit të këtij libri që studion kontrollin Kushtetues të gërshetuar me përvojën e anëtarit të Gjykates Kushtetuese, ishin të pranishëm: gjyqtarë e juristë nga fusha e jurisprudencës, dy ish presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama si dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Top Channel