
Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth është shprehur se
kreu i ri i shtetit duhet të zgjidhet me konsensusin e palëve dhe ai
duhet jetë një figurë e pëlqyer nga populli.
Opinionin e tij në lidhje me çështjen e presidentit, ambasadori Wollfarth e ka shprehur gjatë një aktiviteti të OSBE, të mbajtur sot në Durrës.
“Shqiptarët e kanë në dorë zgjedhjen e emrit të presidentit të ri. Por, ky post ka pushtet të lartë moral dhe mendoj se kjo është cilësia më e rëndësishme. Duhet gjithashtu që emrat të paraqiten brenda afatit të caktuar”, tha ambasadori Wollfarth.
Gjatë fjalës së tij, Wollfarth ka komentuar edhe tryezën e fundit të 23 partive politike për reformën zgjedhore.
“Është koha që të përfundojë reforma zgjedhore. Nisur nga ky fakt, duhet që qëndrimet e partive të vogla duhet të merren parasysh”, deklaroi ambasador i OSBE-së në vendin tonë.
Top Channel