Juve kërkon përforcime

24/04/2012 00:00

Juventus rikthehet në Ligën e Kampioneve pas 2 sezonesh dhe entuziazmi
në anbientet e klubit bardhezi është në nivelet më të larta.

Për të bërë një paraqitje sa më të mirë në evenimentin më të rëndësishëm evropian për klube, drejtuesit e Zonjës së Vjetër kanë filluar të bëjnë planet ëe tyre për blerjet e reja në merkaton e transferimeve.

Arkat e klubit torinez do të shtohen me 20 milionë euro të përfituara pikërisht nga pjesëmarrja në Ligën e kampioneve, gjë që krijon mundësi për të nisur tratativa për sigurimin e shërbimit të disa futbollistëve cilësorë.

Sipas të përditshmes italiane ‘Tuttosport’, objektivi kryesor i Juventusit është Robin van Persi. Drejtori Sportiv i klubit bardhezi tashmë ka nisur bisedimet me drejtuesit e Arsenalit që mesa duket kanë filluar kërkimet për zëvendësuesin e tij. Vetë trajneri Venger ka konfirmuar mundësinë e largimit të holandezit në fund të këtij sezoni duke shtuar se kjo cështje duhet zgjidhur sa më shpejt ëe të jetë e mundur.

Por Van Persi nuk është i vetmi që është vënë në qendër të vëmendjes së Juventusit. Klubi italian kërkon edhe Luis Suarez, Gonzalo Higuain dhe Arjen Roben ndërkohë që flitet edhe për një interesim të tij për Destron dhe Gabiadinin.

Top Channel