Heynckess: Besoj tek kualifikimi

24/04/2012 17:00

“Kam besim se do e arrijmë finalen. Jemi në gjendje të kalojmë më tej. Do të jetë një luftë mes dy skuadrave të mëdha sepse Bayern është në lartësinë e Real Madrid.”

Këto janë deklaratat e Jupp Heynckess, trajnerit të Bayern Munchen, në prag të gjysmëfinales së kthimit të Ligës së Kampioneve mes bavarezëve dhe madrilenëve.

Tekniku gjerman theksoi se ekipi i tij do të luajë në sulm: “Reali ka lojtarë të mëdhenj, por nuk do të hyjmë në fushë për tu mbrojtur sepse edhe ne kemi potencial ofensiv. Jam i bindur se do të shënojmë një ose disa gola në Bernabeu. Kemi ekuilibër të mirë mes sulmit dhe mbrojtjes. Do të jetë një betejë e madhe taktike.”

Bayern Munchen ka 7 lojtarë të cilët nëse ndëshkohen me karton të verdhë do të mungojnë në finalen e madhe që do të luhet në Allianz Arena: “Nuk më shqetësojnë kartonat. Edhe në ndeshjen e parë kishim 4 lojtarë të rrezikuar dhe luajtëm në maksimum. Kam futbollistë me eksperiencë në ekip.”

Top Channel