Haxhinasto: Bashkëpunim rajonal në mbrojtje

24/04/2012 00:00

Asambleja parlamentare e NATO-s ka zhvilluar ditën e dytë të takimit me
vendet e Europës Juglindore, për një mbrojtje inteligjente dhe me sa më
pak shpenzime.

Ky takim u organizua nga parlamenti shqiptar dhe synon nisjen e nje reforme te thelle ne ndryshimin e menyres se bashkepunimit dhe financimit jo vetem te vendeve anëtare të NATO-s, por edhe te atyre qe aspirojne anetaresimin ne kete aleancë. Ministri i Jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto ne fjalen e tij, e cilesoi kufizimin e financimeve per ushtrine ne kuader te krizës boterore, si nje mundësi mjaft te mire per te rritur bashkepunimin mes vendeve te rajonit ne fushen e mbrojtjes.

“Kufizimet e burimeve po orientojnë drejt një qasjeje të re, asaj të ndryshimit të praktikave të deritashme të bashkëpunimit midis vendeve aleate. Këto kufizime gjithashtu, po shërbejnë si katalizatorë për të rritur më tej bashkëpunimin, i cili synon qartë në zhvillimin dhe ruajtjen e aftësive të duhura ushtarake, të cilat do të mundësojnë sidomos përballjen me sfidat e reja dhe në përmbushjen e detyrave që janë marrë përsipër, sipas Konceptit të Ri Strategjik të Aleancës, të miratuar në Lisbonë”, tha Haxhinasto.

Ndersa ministri i mbrojtjes Arben Imami, u shpreh se refroma nuk synon zvogelim te rolit dhe mbështetjes së vendeve të NATO-s, por kryerjen e te njejtave sherbime me sa me pak investime.

Me pas perfaqesuesit e vendeve te Europes Juglindore, nenshkruan nje deklarate te perbashket, ku anagazhohen per nje bashkepunim dhe koordinim midis tyre, per te realizuar ate qe cilesohet si nje mbrojtje inteligjente.

Top Channel