”Teknologji elektronike në qendra votimi”

24/04/2012 19:50

Në komisionin e reformës zgjedhore nuk është diskutuar për deklaratën e partive të vogla që kërkojne korrektim kombëtar të sistemit elektoral.

Por, në axhendën e komisionit ishte një paketë e rëndësishme e përbërë nga 16 nene. Në kodin e ri zgjedhor, kjo paketë do të vendoset në kapitullin e procedurave të votimit dhe regjistrimit të pjesëmarrësve në votim.

Më thjesht, kjo do të thotë se në të gjitha qendrat e votimit do të vendoset një pajisje, e cila do të verifikojë origjinalitetin e kartës së identitetit dhe do të bëjë regjistrim elektronik për disa të dhëna të kartës, emrin, mbiemrin, numrin e kartës dhe numrin personal të votuesit.

Kjo masë pritet të eliminojë çdo dyshim mbi vërtetësinë e kartave të identitetit. Në të kaluarën, Partia Socialiste ka hedhur akuza të rënda për përdorimin e kartave fallso të identitetit.

Por, megjithëse akuzat nuk u shndërruan në një proces denoncues në Prokurori për verifikimin e tyre, socialistët dhe demokratet ranë dakord të përfshijnë identifikimin elektronik të votuesve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

”Një gjë shumë e rëndësshme ka qenë fakti që këto pajisje do të administrohen nga personel jopolitik, për të shmangur keqpërdorim. Mbi të gjitha, kemi patur në fokus ruajtjen e të dhënave personale që të mos abuzohet me to. Ky është një proces inovativ, i cili do të thjeshtojë mënyrën e votimit dhe do të rrisë integritetin e procesit zgjedhor”.

Pajisja e të gjitha qëndrave të votimit me ketë mjet elektronik identifikimi dhe regjistrimi të kartave, nuk u lë hapësire as komisionerëve të abuzojnë me identititetin e zgjedhësve.

Megjithëse përfshija e kësaj pajisjeje në procesin e votimit nuk ishte një nga rekomandimet e ODHIR-it, demokratët thonë se e pranuan këtë kërkesë të socialistëve për të rritur besimin në procesin e ardhshëm zgjedhor. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA