Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht
Një aktor në Brazil ndërroi jetë në spital 17 ditë pasi vari veten në skenë, si pjesë e një roli të interpretuar prej tij në teatër.
27-vjeçari Tiago Klimeck u vetvar gjatë pjesës “Pasioni i Krishtit”, në ditën e Pashkëve. Ai luante rolin e Judës, që pasi tradhëtoi Krishtin, vari veten në një pemë.
Një skenë e përsëritur në disa shfaqje të mëparshme, varja realizohej duke lidhur litarin rreth një qaforeje që pengonte në fakt rënien në kontakt të litarit me grykën, ndërsa pajisja shmangte edhe përqendrimin e peshës trupore rreth fytit, duke e shpërndarë atë mbi shpatulla ndërsa “Juda” qëndronte pezull.
Megjithatë, një keqfunksionim i qafores bëri që Klimeck të varej me të vërtetë dhe vetëm pas katër minutash, kur ai duhet të largohej nga skena, u kuptua që diçka kishte ndodhur.
Aktori i pafat u zbrit nga laku vdekjeprurës dhe u dërgua me urgjencë në spital, por minutat që qëndroi pa thithur ajër i shkaktuan dëmtime të parikuperueshme në tru. Pa asnjë shpresë për t’u rikthyer nga koma e thellë, në të cilën arrinte të qëndronte vetëm nëpërmjet pajisjeve që zëvendësonin rolin e zemrës dhe të mushkërive, 27-vjeçari u shua në spital pas kërkesës së familjes për të mos i zgjatur më vuajtjet, duke fikur pajisjet.
Top Channel