Seria A, Juventus konsolidon vendin e parë

23/04/2012 00:00

Juventusi shkatërroi 4-0 Romën dhe tashmë e sheh veten 3 pikë larg Milanit të vendit të dytë.

Ndeshja nisi me dy gola të shpejtë të Vidal brenda 8 minutave të para. Më pas shënoi Pirlo dhe në fund Marchisio.

Kur kanë mbetur edhe 5 javë deri në fund Juventusi ngjitet në kuotën e 71 pikëve.

Ndërkohë Milani me vështirësi arriti të marrë një barazim 1-1 me Bolognën në San Siro. Miqtë shënuan të parët me Ramirez ndërkohë që kuqezinjtë e Alegrit barazuan në fund me Ibrahimovic.

Në barazim, por pa gola përfundoi edhe ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit. Rastin më të mirë të ndeshjes e kishin vendasit e Fiores, por Ljajic nuk shënoi nga pika e 11-metërshit.

Top Channel