NBA, goditje brutale e World Peace ndaj kundërshtarit

23/04/2012 10:30

Basketbollisti i Los Angeles Lakers, Metta World Peace, goditi brutalisht me bërryl James Harden, lojtarin e Oklahoma City Thunder gjatë takimit të zhvilluar në Staples Center të dielën në mbrëmje.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta për t’i ardhur në ndihmë lojtarit të goditur. Gjyqtarët rishikuan episodin e vendosën përjashtimin nga loja të Metta World Peace (ose Ron Artest sipas emrit të vjetër).

Ky agresion mund t’i kushtojë gjithashtu pesë ndeshje pezullim basketbollistit që gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë problematik dhe është pezulluar disa herë për veprimet e tij të dhunshme.

“Unë po festoja zhytjen dhe e godita pa qëllim. Shpresoj që Harden të jetë mirë”, tha World Peace në fund të takimit.

James Harden pasi u kontrollua nga mjekët nuk u lejua të vazhdonte lojën.

Los Angeles Lakers fituan takimin ndaj Oklahoma City Thunder me rezultatin 114-106 pas dy pjesëve shtesë ku shkëlqeu Kobe Bryant.

Top Channel