Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu dhe zëvendës ministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi janë emrat e zyrtarëve më të lartë të cilët u përzgjodhën në mënyrë rastësore në shortin e 192 zyrtarëve që do të kontrollohen nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Gjithashtu, mes zyrtarëve që do t’u kontrollohen pasuritë sipas ndryshimeve të bëra së fundmi në Kodin Penal, ku verifikohen edhe pasuritë e personave të lidhur me zyrtarët, janë edhe gjashtë deputetë, mes të cilëve Qemal Minxholli, Fatos Beja dhe Arben Malaj.
Ndërkohë që nga fusha e gjyqësorit dhe prokurorisë ranë në shortin e klikuar nga vetë publiku kryetari i gjykatës së Tiranës, Artan Zeneli, gjyqtari i Krimeve të Rënda, Gurali Brahimllari dhe gjyqtari i Apelit, Tom Ndreca.
Top Channel