Ndarja e Maqedonisë është opsioni më paqësor për të ardhmen e këtij vendi për të shmangur skenarët e konflikteve të tmerrshme.

Kështu shkruan gazeta e përditshme bullgare “Novinite”, shkrim që është transmetuar si lajm kryesor nga mediat në Shkup. Sipas gazetës, Maqedonia ka rol kyç në stabilitetin e tërë rajonit, ndërsa destabilizimi i saj mund të jetë mënyra më e mirë për të rikthyer luftën ndërkombëtare dhe vetëm për pak kohë konflikti do të ndizej në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bullgari, Greqi, Rumani dhe Turqi.

Në gazetën “Novinite” shkruhet se duhet të gjendet një zgjidhje që do të garantojë stabilitet afatgjatë në Maqedoni.

“Për të ruajtur paqen dhe të shmangen skenat e reja të tmerrshme në Ballkan, është e nevojshme që të shqyrtohen të gjitha opsionet, ndërsa zgjidhja me më shumë argumenta është ndarja e Maqedonisë”, shkruan gazeta.

Gazeta më tej shkruan se edhe pse u shmang përkeqësimi i konfliktit të vitit 2001, tensionet etnike akoma vijojnë, ndërsa tani janë rindezur nga vrasja e pesëfishtë në Smilkovc, ndërsa shqiptarët dhe maqedonasit urrejnë edhe më shumë njëri-tjetrin.

Sipas gazetës “Novinite”, ndarja parandaluese e Maqedonisë, i bën punë të gjithëve. Shqiptarët do të plotësojnë idetë e tyre të mëdha kombëtare. Ndërsa maqedonasit, vërtet do të humbin një pjesë të vogël të vendit, por fitojnë në planin afatgjatë, pasi me shtimin aktual të popullisë, shqiptarët pas dy dekadash do të kërkojnë edhe më shumë.

“Është fakt se rritja e popullsisë shqiptare etnike në Maqedoni, është shumë më e madhe se ajo e maqedonasve sllavë. Shqiptarët e dinë se pas 20 vjetësh do të jenë në pozicion për të kërkuar federalizimin e Maqedonisë dhe pjesën më të madhe të këtij vendi”, thekson gazeta bullgare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA