Një babai në Arabinë Saudite i kushtoi jetën vendimi për të mos i blerë një “Play-Station” djalit të tij 4-vjeçar.
Fëmija, i përlotur dhe i mërzitur nga refuzimi i prindit, mori pistoletën e babait dhe e qëlloi disa herë, duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas mediave arabosaudite, 4-vjeçarit të llastuar i ishte premtuar më pare blerja e kompiuterit dhe vrasja ndodhi pasi babai u rikthye në shtëpi pas pune pa “Play-Station”.
Dinamika e ngjarjes ka bërë policinë të besojë se bëhet fjalë për një vrasje të paramenduar, diçka e pabesueshme, duke llogaritur moshën e vrasësit.
Sipas të përditshmes arabe “Arshad”, fëmija kishte luajtur më parë tek disa miq të tij disa lojtra që përfshinin veprime të dhunshme dhe vrasje, duke zhvilluar kështu një karakter agresiv.
Prej kohësh, efektet negative të lojrave të dhunshme tek të rinjtë janë shndërruar në objekt debatesh, por kurrë nuk ishte dëgjuar për një fëmijë, që të kalojë deri në vrasje, i ndikuar nga lojrat kompiuterike.
Top Channel