Muamba flet për “rikthimin nga vdekja”

22/04/2012 16:45

Miliona fansa në mbarë globin mbajtën fyrmën pezull kur fubollsiti i Bolton Uanderers, Fabrice Muamba u shemb pa ndjenja në fushë si pasojë e një ataku kardiak.

Një muaj më pas në fazën e rikuperimit ai ka folur për herë të parë në lidhje me episodin e tmerrshme për të cilin ai thotë se “vdiq” për 78 minuta.

Mesfushori, 24 vjeçar i Bolton, këmbënguli se ai nuk ishte ndjerë keq para se zemra e tij të ndalonte dhe të rrëzohej për tokë në minutën e 41’ të ndeshjes të FA Cup, ndaj Tottenham, 17 marsin e shkuar.

Muamba ishte praktikisht i vdekur për më shumë se një orë dhe u deshën 15 goditje defibrilatori, 2 në fushë dhe 13 në ambulancë, që zemra e tij të fillonte të rrihte sërish.

Duke folur për “The Sun”, ai tha: “Unë po vrapoja në fushë dhe po përpiqesha të arrija në fundore një kros nga Martin Petrov në krahun e majtë, por pasi isha duke u kthyer prapa në mesfushë ndjeva pak marrje mendsh”.

“Ajo nuk ishte një marramendje normale, ishte një lloj ndjenje sureale sikur unë isha duke vrapuar brenda trupit të dikujt tjetër”, tha Muamba.

“Pastaj duke bërë një tjetër shpërthim përpara e vura re atë ndjesi përsëri. Atëherë shikimi po më ikte. Nuk kisha asnjë dhimbje. As gjoksi nuk më shtrëngonte. Në atë çast kam filluar të shoh dyfish. Dukej gati si një ëndërr. Nuk kisha dikë pranë kur ndjeva që po bija”.

“Gjëja e fundit që më kujtohet është mbrojtësi ynë, Dedryck Boyata, bërtiste prapa meje që të kthehesha për të ndihmuar mbrojtjen. Atëherë ndjeva veten të përplaset përtokë, atëherë ndodhi. Zymtësi, asgjë. Kisha vdekur”.

Muamba i tregoi tabolidit anglez se Zoti dhe lutjet që i kushton atij para cdo ndeshje e rikthyen në jetë pas një faze rikuperimi në “London Chest Hospital”. “Ajo që më ndodhi ishte më tepër se një mrekulli”, shtoi ai.

Tashmë lojtari shpreson të bëjë një rikthim emocional në “Bolton Reebok Stadium” në 2 maj, kur shokët e tij të skuadrës do të përballen me Totenhamin sërish.

Top Channel