
Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Real Madrid që i dha fitoren ekipit të tij në Klasiken ndaj Barcelonës, u shpreh shumë i kënaqur me ndeshjen që zhvilloi ekipi madrilen.
“Ishte një ndeshje e madhe. Përgëzoj të gjithë shokët e ekipit sepse ishin në formë dhe e merituan këtë sukses. Jemi shumë të kënaqur që fituam në Camp Nou dhe që thyem rekordin e golave të shënuar në një sezon”, deklaroi numri 7 i madrilenëve, i cili shënoi golin e dytë të supersfidës që përfundoi me rezultatin 1-2.
“Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Bayern”, shtoi Cristiano Ronaldo, autor i 42 golave në këtë sezon.
Pikërisht në lidhje me gjysmëfinalen e Champions, portugezi theksoi: “Bayern Munchen është një skuadër e madhe, por luajmë në fushën tonë dhe shpresojmë në një rezultat të mirë. Shpresojmë të arrijmë finalen.”
Top Channel