Superliga, fiton Vllaznia, bie Dinamo

21/04/2012 19:00

Janë zhvilluar dy ndeshje nga java e 22-të e Superligës ditën e shtunë, ku Vllaznia në Loro Borici ka fituar 1-0 ndaj Apollonisë.

Një ndeshje me disa raste për të dyja skuadrat është zhbllokuar vetëm 10 minutat e fundit, kur një 11-metërsh i akorduar për skuadrën shkodrane, shndërrohet në gol nga Smajli dhe ky ishte episodi i vetëm që i dha mundësinë Vllaznisë, tashmë pa Rudi Vatën të marrë një tre pikësh të rëndësishëm dhe të ngjitet përkohësisht në vendin e shtatë në kuotën e 30 pikëve.

Ndërkohë, në Krujë skuadra e Kastriotit, për herë të parë nën drejtimin e Andrea Markos ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Dinamos. Inkango ka rrëzuar përfundimisht nga kategoria superiore blutë e kryeqytetit të cilët prenë biletën për në kategorinë e parë.

Top Channel