Ndreu: Jam penduar

21/04/2012 00:56

Ramadan Ndreu, trajneri i Kastriotit është penduar për dhunën e ushtruar ndaj vëzhguesit të FSHF-së, Besnik Cela, në gjysëmfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë Kastrioti-Skenderbeu

Unë mendoj që vendimi i Komisionit të Disiplinës është pak i ekzagjeruar, duhet të ishte pak më i lehtë, por që e meritoj dënimin padiskutim. Unë mendoj që ai incident është totalisht gabimi im, ju kërkoj falje publike njerëzve që u ndodhën aty, mirëpres vendimet e federatës dhe të jem i sinqertë kam gabuar” tha trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu.         

Një ditë më parë Komisioni i Disiplinën në FSHF e përjashtoi Ndreun pergjithmonë nga aktivitetet futbollistike në vend. Duke qenë se ky ishte  një rast i përsëritur, Komisioni i Disiplinës mori e ndëshkimin maksimal për trajnerin e Kastriotit, i cili tani do të presë vendimin e Komisionit të Apelit për të mësuar të ardhmen në lidhje me profesionin e tij si trajner në Shqipëri.

Top Channel