Edhe pse gjatë gjithë jetës së saj ka bërë çfarë i ka dashur qejfi, tani që ka fëmijë (Lourdes 15 vjeç, Rocco 11 vjeç dhe David 6 vjeç) gjërat po ndryshojnë për Madonna-n.
Diva e muzikës botërore pranon në një intervistë televizive se është një nënë shumë strikte: “Mendoj se jam e rreptë, por duhet të jem më shumë sepse më duket vetja sikur çdo ditë bëj negociata me fëmijët e mi”.
53-vjeçarja thekson se nuk i ka pëlqyer aspak kur ka marrë vesh nga fotot e publikuara në mediat rozë se vajza e saj pinte cigare. Kur gazetari i kujton se në videon e saj të fundit muzikore ‘Girls Gone Wild’ edhe ajo shfaqet duke pirë cigare, Madonna përgjigjet: “Është e vërtetë, por ka një ndryshim të madh sepse unë nuk pi duhan. Aty bëhet fjalë për diçka që duhej për videon.”
Më tej, Madonna zbulon se është nga ata prindër që me të hyrë në shtëpi fillojnë me pyetje të tipit: “I keni bërë detyrat? Pse po ha këtë? apo Pse je veshur kështu?”
Me pak fjalë, një nënë “e bezdisshme”.
Top Channel