Është një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit dhe në ndalesën e koncertit të saj të radhës, Nicki Minaj ka ndezur Londrën.

Në koncertin e saj për fansat anglezë, këngëtarja e rrepit ishte e veshur pink. 29-vjeçarja, aktualisht  ka ndërmarrë një seri koncertesh për të promovuar albumin e saj të ri dhe kënga e saj “Pink Friday” gjendet në krye të klasifikimeve. Edhe qindra fansat e saj britanikë kanë kënduar me të në koncert këtë këngë e cila është shndërruar një super hit.

Niki Minaj, në koncertin e saj të Londrës ka zgjedhur një tjetër formë për të qenë pranë fansave, përveç interpretimit. Pasi ka përfunduar koncertin, këngëtarja e muzikës rrep është ndalur gjatë për të firmosur autografe.

Që prej kohës kur ka mbërritur në Londër, më heret gjatë kësaj jave, këngëtarja nuk është ndalur asnjë çast dhe kudo ka shkelur ka gjetur një mënyrë për të qenë në kontakt me fansat dhe ka promovuar albumin e saj të ri i cili pritet të jetë një super sukses.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA