E dashura e Georgle Clooney, Stacy Keibler, ka fituar menjëherë shumë vëmendje nga gazetat dhe revistat ndërkombëtare, por jo nga aktori hollivudian me të cilin ajo është e lidhur.
Në një intervistë për mediat 32-vjeçare, Stacy pranoi me sinqeritet se nuk mban mend ndonjë rast në të cilin Clooney t’i ketë bërë ndonjë koment rreth veshjes së saj.
Të vetmin lavdërim, ish-keçishtes, George ia ka dedikuar pas mbrëmjes së ndarjes së çmimeve “Oscar”, kur ajo mahniti të gjithë nëpërmjet një fustani tepër elegent, ngjyrë ari.
“Clooney duket gjithmonë i kënaqur me aparencën time, pavarësisht asaj që vendos të vesh. Atij nuk i intereson nëse kam zgjedhur një stil klasik apo sportiv. Jam e kënaqur me këtë pjesë të tij, pasi unë nuk mund të bëhem dot kurrë ajo vajza që shpenzon një orë kohë për të dalë nga shtëpia, duke rregulluar flokët e duke bërë tualet”, deklaroi Kiebler.
Megjithatë, kur mbrëmja ose aktiviteti e kërkon, ajo është në gjendje të bëjë gjithmonë zgjedhjen e duhur. “Moda gjithmonë më ka pëlqyer dhe tashmë jam e përfshirë, pasi kam bashkëpunuar me disa prej stilistëve më të mëdhenj në botë”, shtoi ajo.
Top Channel