Fitojnë Atletiko Madrid dhe Sporting Lisbona

20/04/2012 02:00

Atletiko Madrid duket se do të jetë fituesja e derbit spanjoll në këtë gjysmëfinale të kupës Europa League dhe në të njëjtën kohë finalistja e më e sigurt.

Fitorja në këtë ndeshje të parë me rezultatin 4-2, i bën më të sigurtë për ndeshjen e kthimit. Pas një barazimi 1-1 në pjesën e parë, në të dyttën shpërthejnë madrilenët dhe janë Miranda, Adrian dhe Falkao që i japin mundësinë skuadrës së tyre, të mendojë tashmë si një finaliste më e mundshme e Europa League, gjithsesi gjithcka do të vendoset përfundimisht javën e ardhshme kur do të zhvillohen dhe ndeshjet e kthimit, pasi goli i Rikardo Kostës në kohën shtesë është një lloj shprese.

Më e fortë ka qenë ndeshja mes Sportingut dhe Atletiko Bilbaos. Portugezët kanë arritur të fitojnë këtë ndeshje të parë në fushën e tyre me rezultatin 2-1, shifra këto që lënë gjithcka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh, spanjollët panë t’i përmbyset rezultati brenda 5 minutave kur Emiliano Insua barazon dhe Kapel shënon golin e dytë të ndeshjes që i jep fitoren Sportingut të Lisbonës, por nuk i siguron asgjë për ndeshjen e kthimit.

Top Channel