Këngëtarja Rihanna nuk është ndër ato personazhe të famshëm që ka ndërmarrë vet nisma bamirësie, por ama çdo herë që është ftuar për të interpretuar në ndonjë event që ka për qëllim të grumbullojë të holla për t’i ardhur në ndihmë personave në nevojë, nuk ka ngurruar asnjë moment.

Këtë herë ajo është ngjitur në skenë për të qenë pjesë e një ndër eventeve të mbrëmjes gala të bamirësisë për të mbledhur të holla për kërkimet e kancerit të gjirit. Dhe Rihanna nuk ka performuar një këngë çfardo, por një super hit të legjendës Bob Marley.

Eventi “Unforgettable Evening” ka mbledhur fonde për një qendër e cila merret me kërkimet inovative për kancerin e gjirit. Kjo javë ka qenë e tejmbushur me të tilla evente pasi këto ditë u shënua edhe 15-vjetori i “Women’s Cancer Research Fund” i cili përgjatë këtyre viteve ka mundur të realizojë një sërë kërkimesh për terapi të ndryshme të kancerit të gjirit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA