“Time” publikon listën e 100 njerëzve më me influencë

19/04/2012 00:00

Revista “Time” ka publikuar listën me 100 njerëzit me më shumë influencë në botë për vitin 2012. Lista ndahet në 5 kategori, manjatë, risi, ikona pionerë dhe liderë.

Në grupin e fundit përfshihen figura të tilla si presidenti amerikan Barack Obama, Mitt Romney, Hillary Clinton,  por edhe personazhe më pak të njohur si zv/presidenti kinez Xi Jinping.

Mes 38 grave që përfshihen në listën e këtij viti janë themeluesja e “Spanx Sara Blakely”, që ka vënë pasuri të madhe duke riorganizuar të dhënat për gratë në të gjithë botën. Ajo përfshihet në kategorinë e manjatëve.

Mes  ikonave gjenden këngëtarja e muzikës pop Adele dhe Dukesha e Kembrixhit, Kate. Në liste gjendet një total prej 54 personalitetesh ndërkombëtarë nga 37 vende. dhe jo të gjithë janë pozitiv, të tillë si lideri koreano-verior Kim Jung Un dhe presidenti sirian Bashar al-Assad.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA