Shqiperia, deri në vitin 2018 duhet të bëjë ndarjen e mbetjeve në vend, duke e kthyer në lëndë të parë për shoqërite e riciklimit.

Shqiperia, deri në vitin 2018 duhet të bëjë ndarjen e mbetjeve në vend, duke e kthyer në lëndë të parë për shoqërite e riciklimit.

Sipas Ministrisë së Mjedisit, janë përzgjedhur disa bashki të mëdha për të nisur zbatimin e ketij projekti, ku ndarja e mbetjeve do të bëhet në tre kosha deri në vitin 2015.

”Deri në vitin 2018 është thënë dhe është detyrë që të reciklohen rreth 25% e mbetjeve dhe në po të njëjtin vit, duhet të ndahen në katër kosha mbetjet, në qelq, plastikë, metal dhe letër”, deklaroi Vladimir Bezhani, drejtori i planifikimit të mbetjeve në Ministri.

Por, veç ndarjes së mbetjeve në burim, Ministria e Mjedisit ka menduar që në shtëpitë private të shumë banorëve, të cilët kanë oborr, të krijohet një venddepozitimi për mbetjet organike, duke zbatuar standartet ndërkombëtare.

”Ato shtëpi private që kanë oborr mund të hapin një gropë në një cep të oborrit dhe të gjitha mbetjet organike që prodhon familja, t’i depozitojnë atje. Më pas t’i mbulojnë me dhe e të krijojnë largështinë e duhur. Kjo do të bëhet nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese. Në zbatimin e këtyre planeve pilot, kemi përzgjedhur disa bashki dhe një komunë. Është Tirana, Lezha, Fieri, Kuçova dhe komuna Bushat”, shtoi Bezhani.

Ministria e Mjedisit paralajmeron rritjen e tarifave te pastrimit në disa bashki, ku aktualisht qytetarët paguajnë fare pak.

Ndërkaq, ulja e numrit të lëndëve që do të importohen nga jashtë ka ardhur sepse shoqëritë e riciklimit duhet që pjesën më të madhe të lëndeve ta marrin në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA