Elisabetta Canalis, sërish beqare

19/04/2012 16:50

Elisabetta Canalis është ndarë nga Steve-O vetëm pas tre muajsh lidhjeje. Sipas ‘Radar Online’, personazhi i Jackass u mërzit nga jeta e mbushur me festa e 33-vjeçares italiane dhe duke qenë se kërkon të qëndrojë larg alkoolit kishte frikë se Canalis ishte një ndikim i keq në jetën e tij.

“Steve-O e ka lënë Elisabettan sepse asaj i pëlqenin shumë festat. Ai ka pasur probleme me alkoolin dhe tani kërkon t’i qëndrojë sa më larg të jetë e mundur pijeve, por me Elisabettan kjo gjë ishte e pamundur”, thekson një burim për ‘Radar Online’.

Madje Steve-O kërkon që edhe ish-partnerja e tij të nisë një jetë më të “qetë” edhe pse nuk janë më të lidhur.
“Ai ndjen ende për të, por nuk mund të rrezikojë që t’i kthehet sërish problemeve me pijen. Për këtë arsye e la, por e ka njohur me disa persona që do e ndihmojnë Canalisin që të lërë edhe ajo pijen”, shton i njëjti burim.

37-vjeçari Steve-O, emri i vërtetë i të cilit është Steven Glover, është bërë i famshëm me Jackass, një grup djemsh të cilët kanë habitur botën me bëmat e tyre të çuditshme dhe të rrezikshme. Disa nga më të pakuptimtat janë vënia zjarr e kokës ose gëlltitja e peshqve të gjallë e më pas vjellja e tyre.

Elisabetta Canalis ka qenë e lidhur me një nga yjet më të rafinuar të Hollywood-it, George Clooney, nga i cili u nda në qershor të vitit 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA