Parlamenti u përfshi nga debate të forta mes maxhorancës dhe opozitës për çështjen e interkonjeksionit me Kosovën.
Deputeti socialist, Erjon Braçe, paraqiti disa shifra që dëshmojnë se sistemi energjetik në Shqipëri është vënë nën kontrollin e grupeve serbe, duke cënuar sigurinë kombëtare të vendit.
”Të paktën 92% të vlerës dhe 95% të sasisë të përgjithshme të energjisë për KESH-in importohen nga vetëm tre kompani, që të treja serbe. Se si nuk e shqetëson kryeministrin tonë, aq patriot, që e ka bërë vendin tërësisht të varur nga këta importues, për këtë duhet të japë ai përgjigje”, denoncoi Braçe.
Por, Ministri i Financave, Ridvan Bode, thotë se ishin demokratët ata që nisën ndërtimin e linjës me Kosovën dhe jo socialistët, që sot akuzojnë.
”E kemi marrë ne atë energji elektrike, e kemi filluar ne të gjithë procedurën, por në një tender, kur diferenca midis dy ofertave është prej 44% më shumë, çdo shqiptar do të kishte të drejtë të ngrinte një akuzë dhe të pyeste se përse në një tender të fitojë kompania që kërkon 48 milion euro dhe ajo që bën ofertën me 21 milionë euro më pak”, deklaroi Ministri Bode.
Zoti Bode përsëriti qëndrimin se qeveria do kërkojë anullimin e tenderit dhe ka akuzuar opozitën se po mbron interesa mafioze.
”Opozita, meqë s’ka guximin të thotë faliminderit, të paktën të heshte, por jo të ngrihej dhe të dilte e të kërkonte që t’i jepej tenderi atij që ofron 21 milionë euro më shumë. Si ka mundësi që kërkoni këtë? Kjo nuk është ndershmëri dhe prandaj ne kemi të drejtë të akuzojmë”, tha Ministri i Financave.
Nga ana e tij, deputeti Braçe u kundërpërgjigj: “Qeveria përpiqet të fshihet dhe të etiketojë të gjitha këto shqetësime si të mafias, kur në të vërtetë mafia është ajo që ka kapur kryeministrin. Është ajo që ka kapur të gjithë sistemin elektroenergjitik në rajon dhe mbi të gjitha në Shqipëri, kur del në dritë qartë se kompania që mbron kryeministri, është deri në grykë e përfshirë në një mafie ballkanike”.
Ministri i Financave tregoi pakënaqësi të dukshme edhe për procedurat e ndjekura nga banka gjermane KFV, te cilat po favorizojnë një rast korruptiv.
”Banka Gjermane duhet të njoftonte kompaninë shqiptare me ligj dhe këtë nuk e ka bërë, që fitues do të shpallim filanin dhe vetëm pasi të merrte miratimin nga ana jonë, atëherë mund të zyrtarizonte marrëveshjen. Mos mundoni të gjeni shkaqe të tjera për të mbuluar një korrupsion që duhet denoncuar”, akuzoi Bode.
Deputeti socialist, Arben Ahmetaj, replikoi: “Zoti Ministër, në respekt të publikut dhe të emrit tuaj mos gënjeni, pasi OST është lajmëruar dhe unë e kam emailin ku ajo është lajmëruar për rezultatin dhe vendimin e Bankës Gjermane. Vetë raporti teknik i projektit flet për kompaninë kroate dhe askush nuk mund të besojë se KFV-ja është pjesë e mafias. Unë besoj se institucionet shqiptare duhet ta hetojnë këtë çështje, që i kalon kufijtë e një afere korruptive me një tender, e që lidhet me interesat thelbësore të shqipatëve”.
Tenderi për ndërtimin e linjes së interkonjeksionit energjit Shqipëri-Kosovë u zhvillua në mars të vitit të kaluar. Banka gjermane ”KFV”, e cila financon projektin perzgjodhi si ftiuese kompanine ”Dalekvod”.
Por, pala shqiptrare perzgjodhi kompaninë e renditur e dyta ne garë, atë bosnjake ”Energoinvest”. Për kete shkak ka patur nje nje perkeqesim te marrëdhenieve mes Bankes dhe pales shqiptare dhe vonesa ne realizimin e projektit.
Ky fakt eshte komentuar edhe ne mediat kosovare te cilat e akuzuan qeverine per lidhje me mafien serbo-boshnjake. Permes nje leter kembimi te cilen e ka zoteruar edhe ”Top-Channel”, banka KFV është shprehur se procedurat kane qene te rrëgullta dhe riberja e tenderit do te krionte nje kosto shtese prej te pakten 15 milion euro, gati dy herë më të lartë nga diferenca në cmimin mes dy kompanive.
Top Channel