Një studim spanjoll ka zbuluar vendet ku njerëzit humbasin aparatët celularë dhe datat kur ndodh më shpesh një gjë e tillë.

Zyrat, restorantet dhe lokalet janë vendet më të zakonshme ku humbet celulari, ndërsa Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë datat që duhet të kemi kujdes. Sipas studimit, çdo ditë humbin 7 milionë celularë në të gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi ku humbasin më shumë celularë. Në Nju Jork vendi ku humbasin më shumë aparatët janë fast-food-et, ndërsa në San Francisko kafenetë.

Ndërsa Siatëlli, Filadelfia, Mançesteri, Amsterdami, Praga, Dehli dhe Xhakarta janë qytetet ku banorët e humbin më shpesh celularin e tyre: plot dy herë brenda vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA