Ambasadori SHBA. Alexandër Arvizu, ai i BE-së Ettore Sequi dhe i OSBE Eugen Volfart për më shumë se 90 minuta u takuan me kreun e opozitës Edi Rama, deputetët Ditmir Bushati dhe Damian Gjiknuri. Në emër të trojkës u prononcua ambasadori Arvizu kur u pyet nga TCH se cili ishte qëllimi takimit.
“Ne prekëm një hapsirë të gjërë cështjesh, si rasti Seseri, për këshillin e lartë të drejtësisë, progresin në rreformën elektorale, rregulloren e parlamentit, procesin e zgjedhjes së presidentit,rrolin e shqipërisë në rajon dhe nacionalizmin. Kjo është një vazhdimësi për ne të tre, trojkkën në mundësinë e dëgjimit nga PS dhe lideri opozitës përfshi ndihmës e tij, në pikpamjet që ata kanë sikurse ata që dëgjuan prespektivën tonë. Ne ndajmë të njëjtin mendim për përmirësim të qeverisjes, një performancë më të mirë të institucioneve dhe një politikë të përgjegjëshme në të mirë të qytetarëve. Unë do të takohem nesër me kryeministrit pas një ftese nga vetë ai për para vizitës së tij në USA.
Sikurse edhe me kryetaren e parlamentit përra shkuarjes time javën e ardhëshme në Amerikë. Është shumë ndihmëdhënëse për ne të dëdojmë pikëpamje të ndryshme për të identifikuar rrugë të përbashkëta të cilat do ti ndihmojnë ecjes përpara”, tha Ambasadori, Arvizu.
Debatet e forta mes opozitës dhe mazhorancës për zëvëndësimin e mandatit të Rudina Seseri, morën fund pas votimit në unanimitet nga KQZ-s të emrit në listën shumë emërore të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit që është ai i Edison Konomit.
Top Channel