Suedi, skandali i ministres me tortën “raciste”

18/04/2012 13:40

Ministrja e Kulturës në Suedi po përballet me kërkesat e shumta për dorëheqje pasi ka prerë një tortë që kishte format e një gruaje afrikane me ngjyrë.

Lena Adelsohn Liljeroth ishte në Muzeun e Artit Modern në Stokholm kur u ftua të priste tortën që ishte e dizenjuar si një femër e zhveshur afrikane.

Torta kishte si qëllim që të sensibilizonte opinionin publik mbi çështjen e gjymtimit të organeve gjenitale femërore në kontinentin e zi, por nuk pati efektin e dëshiruar pasi u konsiderua nga kritikët si një “tortë raciste” dhe ministres iu kërkua që të jepte dorëheqjen për pjesëmarrjen në këtë event.

Makode Linde, artistja që kishte bërë tortën, theksoi se mesazhi ishte keqkuptuar plotësisht, ndërsa ministrja publikoi një komunikatë për shtyp ku lexohej:

“Isha e ftuar për të folur mbi lirinë e artit dhe të drejtën e artit për të provokuar. Më pas mu kërkua të prisja tortën. Unë nuk analizoj dot vepra arti, por kuptoj shumë mirë se pse është keqkuptuar kjo situatë.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA