Me miliona përdorues të shërbimit të “Gmail” në internet nuk mund të përdornin llogaritë e tyre për një orë gjatë së mërkurës, për shkak të një problemi teknik.
Sipas “Google”, probleme përjetuan më pak se 2% e adresave të saj, që përkthyer në shifra do të thotë rreth 5,25 milionë persona.
Kompania nuk shpjegoi konkretisht se për çfarë problemi bëhej fjalë. Përduresit e prekur nga problem, pasi futeshin në llogarinë e tyre, u shfaqej një mesazh që lexonte “Temporary Error 500”.
I menjëhershëm reagimi i kompanisë në faqen e saj në “Twitter”, ku lajmërohej se po punohej menjëherë për zgjidhjen e problemit.
”Gmail”, një shërbim i ofruar nga “Google” që prej vitit 2007, ka përjetuar shtatë ndërprerje të shkurtra në historinë e tij.
Top Channel