Një fshat i vogël, që ndodhet rreth 350 kilometra larg Vienës, në Austri, mban një emër vërtet të çuditshëm, “Fucking”.
Emri në fjalë ka bërë që fshati i qetë të bëhet shpesh herë objekt batutash dhe ka futur në siklet pjesën dërrmuese të banorëve.
Kështu, një prej tyre, të cilit i ka ardhur emri në majë të hundës, i ka propozuar kryetarit të bashkisë ndryshimin e tij.
“Kemi pasur shumë diskutime mbi këtë çështje në të kaluarën. Nëse banorët duan të ndërrojmë emrin, atëherë mund ta diskutojmë në këshillin bashkiak”, ka thënë kryetari i Tarsdorfit, komunë ku bën pjesë edhe fshati.
Qytetari i parë ka sqaruar se në favor të një emri tjetër janë kryesisht banorët që jetojnë pranë tabelës së hyrjes në fshat, ndërsa disa të tjerë e kundërshtojnë këtë gjë.
Top Channel