A do të ishe ndryshe po të ishe rritur në një vend tjetër? Çfarë thotë shkenca?
Gjashtë në dhjetë artikuj të enciklopedisë më të madhe online në botë, “Wikipedia”, kanë gabime thelbësore në përbërjen e tyre, vlerësoi një studim i ri i publikuar të mërkurën.
Numri i fakteve të pasakta tregon edhe një herë më shumë se sa e pakëshillueshme është që të përdoret vetëm enciklopedia në fjalë për informacione dhe konsultime të ndryshme.
Sipas studimit, “Wikipedia”, një faqe e vizituar mesatarisht nga 25 milionë vizitorë në ditë, është shndërruar në burimin më të madh të keqinformimit në botë.
Të dhënat e “Wikipedia”-s janë të lirë për t’u modifikuar nga vetë publiku dhe kjo e bën atë të ekspozuar nga njohja e gabuar e fakteve dhe nga sabotimet e disa personave të interesuar në tjetërsimin e fakteve të ndryshme.
Studimi u krye nga “Penn State University”, në SHBA dhe u përqendrua në studimin e aktivitetit të më shumë se një mijë përdoruesve të rregullt të enciklopedisë online.
Për më tepër, pas zbulimit të një gabimi, korrigjimi nga “Wikipedia” është tepër i ngadaltë, me një në katër persona që nuk kanë marrë kurrë asnjë lloj përgjigje dhe të tjerët që kanë me javë, në mënyrë që sugjerimet e tyre të vlerësoheshin nga një moderator.
Megjithatë, një vlerësim i tillë u hodh poshtë nga vetë enciklopedia, e cila argumenton se të gjithë sugjerimet e përdoruesve të saj trajtohen brenda 2-5 ditësh.
Top Channel