Shkencëtarët janë të bindur, në Mars ka jetë. Ky është përfundimi i hulumtimit të tre studiuesve (dy amerikanë dhe një italian), të pamjeve të marra nga “Planeti i kuq”, që në vitin 1976 nga sonda amerikane Viking 1.
Tre shkencëtarët, Giorgio Bianciardi, docent në Universitetin e Sienës, Gilber Levin nga Universiteti Shtetëror i Arizonas dhe Joseph Miller nga Universiteti i Karolinës së Jugut, gjithashtu neurobiolog, thonë se në bazë të një metode të re studimore, analizave më të thella të imazheve mbi të dhënat e marra 36 vjet më parë, arritën në përfundimin se Marsi është bart jetë elementare në forma mikrobike.
Studimi është publikuar në revistën shkencore “International Journal of Aeronautical and Space Sciences”. Tre studiuesit simuluan në laborator, sipas të dhënave të përftuara nga Viking 1 në vitin 1976, “krijimin e jetës” në kushtet e Marsit. Ata vunë re se në këto kushte vihej re prania e karbonit dhe kombinimeve të tij si anhidrid karbonik dhe një izotop radioaktiv i njohur si 14CO2.
Në këto kushte u panë forma jete mikroskopike dhe tre shkencëtarët u shprehën të bindur për ekzistencën e jetës në Mars. Por megjithatë, i njëjti eksperiment është krijuar edhe pas marrjes së të dhënave nga Viking 1, pas 1976 dhe në atë kohë, studiuesit thanë se në Mars nuk ka jetë. Pikërisht për këtë fakt, pritet ballafaqimi i dy eksperimenteve në qarqet shkencore amerikane, çka do të sjellë edhe një debat të ri mes tyre që do t’i shërbejë zhvillimit dhe përqasjes së njohurive rreth “Planetit të kuq”.
Top Channel