Jetojmë mes pluhurit, mikrobeve dhe papastërtive të çdo objekti që na rrethon. Madje edhe atëherë kur mendojmë se kemi mbaruar të gjitha punët dhe gjithçka shkëlqen, GABOHEMI!!! Gjallesat e vogla të ashtuquajtura mikrobe, nuk na lenë kurrë vetëm.
Por cilat janë 10 objektet më të papastra? Sipas analizave që janë bërë në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, rezulton se në vend të parë për numrin më të madh të mikrobeve qëndrojnë kartëmonedhat. Në analizat e 1 dollari janë gjetur 135.000 bakterie.
Në rast se do të ndizni apo do të fikni çelësin e dritës, duhet të merrni parasysh edhe mikrobet që mund të jenë aty.
Tastiera e kompjuterit dhe telefoni janë dy nga objektet më të përdorura dhe më të preferuara për secilin prej nesh. Ndoshta as nuk e konceptojmë dot më jetën apo punën tonë të përditshme pa ekzistencën e tyre. Por çdo gjë e ka një kosto. Ato zenë vendin e tretë dhe të katërt në listën e objekteve më të papastra.
Kapaku i tualetit, pulti i televizorit apo dhe rubineti i dushit mund të konsiderohen të rrezikshme. Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm në rast se duam të shmangim ndonjë sëmundje të mundshme. Megjithatë, në rast se për këto objekte jemi të vetëdijshëm për papastërtitë që mund të kenë, duhet të sjellim në vëmendje se mikrobe të padëshiruara gjenden edhe në karrocën tonë të ushqimeve në supermarket.
Kurse tek doreza e derës dhe tek sfungjeri i enëve, pavarësisht se mund të ketë më pak mikrobe se tek 8 objektet e para, ato sërish mbeten nga objektet më të papastra. Nëse nuk i duam mikrobet, duhet të kujdesemi që të qendrojnë larg nesh, sigurisht për aq sa është e mundur.
Top Channel