Juventusi, “imun” ndaj dëmtimeve

17/04/2012 16:40

Nëse Juventusi do të vuante dëmtimet e disa prej futbollistëve titullarë për një kohë relativisht të gjatë, renditja e Serisë A ndoshta do të ishte ndryshe, ndoshta jo me bardhezinjtë në vendin e parë.

Por këtë sezon, përveç “imunitetit” nga humbja, skuadra e Antonio Conte-s, duket se ka edhe një tjetër pikë të fortë, stafin mjekësor.

Statistikat flasin për 13 dëmtime të vuajtura nga Juventusi në të gjithë këtë sezon, kur janë në lojë si në garën për kampionat ashtu edhe në Kupën e Italisë. Tjetër fakt pozitiv i skuadrës torineze është edhe kohëzgjatja e atyre pak dëmtimeve. Futbollistët janë rikthyer në dispozicion të Conte-s në kohë rekord, ndoshta për meritë të stafit mjekësor.

Juventusi aktual është shumë herë më pak i penalizuar nga dëmtimet se sa skuadrat e drejtuara nga teknikët Ferrara dhe Del Neri.

Ndërkohë, po statistikisht, rezulton se skuadra e Milanit është skuadra më shumë e penalizuar nga dëmtimet në Serinë A, me 247 ndeshje të munguara në total për të gjithë lojtarët e dëmtuar kuqezinj, një rritje me 150 përqind në krahasim me vitin e kaluar.

Top Channel