Halimi: Kandidati për zv/kryetar i KLD-së, antikushtetues

17/04/2012 00:00

Një ditë pasi Presidenti Bamir Topi propozoi Ilir Mustafajn për postin e
zëvendëskryetarit të KLD-së, ministri i Drejtësisë Eduart Halimi e
kundërshton këtë kandidaturë.

Ne nje leter drejtuar presidentit Topi, njëherësh kreu i KLD-së, ministri Halimi thekson se ky propozim bie ndesh me Kushtetutën. Duke ju referuar një vendimi të shpallur në 2006 nga Gjykata Kushtetuese,në të cilin thuhet se zgjedhja e një anëtari-gjyqtar në funksion të plotë,siç është detyra e zëvendëskryetarit, e shkeput ate nga detyra efektive dhe rrjedhimisht cenon rregullimin kushtetues, ministri Halimi shprehet: “Thelbi i vendimit te Gjykates Kushtetuese bazohet ne perfundimin se nje pushtet gjyqesor i pavarur kerkon gjyqtarë të paanshëm dhe të pavarur.Për këtë qëllim, anëtarët e KLD-së të zgjedhur në cilësine e gjyqtarit duhet të punojnë me kohë të plotë gjyqtarë, duhet të ushtrojnë efektivisht detyren e gjykimit të çështjeve, pra ate të drejtuesit të gjykatave. Nëse anetari i KLD-së, i zgjedhur nga Konferenca Gjyqesore Kombetare dhe pas zgjedhjes e ushtron detyren e anëtarit të KLD-së me kohë të plotë, sipas Gjykatës Kushtetuese “vjen ne kundershtim me permbajtjen e nenit 147 te Kushtetutës dhe me frymen e saj, sipas se ciles 9 anetaret e KLD-së të zgjedhur nga konferenca gjyqesore kombetare jane jo vetem formalisht, por edhe realisht gjyqtare ne detyre. Një rregullim i kundërt, dobeson qeverisjen e gjyqesorit dhe bie ndesh me rregullimet qe Kushtetuta i ka bere perberjes dhe funksionimit te KLD-së”.

Me tej ministri i Drejtesise vazhdon argumentin e tij: “I nderuar zoti president eshte detyre e juaja si kryetar i shtetit, president i Republikes, si dhe çdo zyrtari shteteror te zbatoni Kushtetuten, ligjin themeltar te shtetit, ajo mbi te cilen ju jeni betuar, kur keni marre detyren si president ndaj dhe ne cilesine e ministrit te Drejtesise, njeherazi anetar per shkak detyre i KLD-së, ju kerkoj revokimin e propozimit tuaj per zgjedhjen e zëvendëskryetarit nga radhet e gjyqtareve sepse bie ndesh me Kushtetuten”.

Mbledhja, ne te cilen do te votohet kandidatura per postin e zëvendëskryetarit te KLD-se nuk do te zhvillohet as te merkuren, siç ishte njoftuar. Kjo pasi Presidenti Topi do te zhvilloje nje vizite ne Maqedoni.

Top Channel