Gjykata Administrative në rrezik

17/04/2012 00:00

Në Komisionin e Ligjeve është rishfaqur sindromi i prishjes së
konsensusit në minuten e fundit për ligjet që kërkojnë shumicë të
cilësuar. Megjithese ende nuk mund te flitet për një prishje
përfundimtare të kompromisit, ligji për Gjykatën Administrative ndodhet
në rrezik dështimi.

Pas nje pune gati njëmujore kane mbetur pa u mbyllur dy nenet qe perbejne shtyllat kryesore, mbi te cilat ngrihet ligji per Gjykaten Administrative; neni qe percakton numrin e këtyre gjykatave ne te gjithe vendin dhe neni qe percakton kriteret e perzgjedhjes dhe emerimit te gjyqtareve.

Për shkak se qeveria dhe opozita kishin pikëpamje të kundërta për këto dy nene, qe kur nisi rishqyrtimi per projektligjin një muaj më parë, 2 nenet u lanë të diskutoheshin në fund. Por gjatë gjithë kësaj kohe, zëvendësministrja e Drejtësisë dhe relatori socialist Armando Subashi, që negociojne projektligjin me njeri- tjetrin, kane mbajtur pozicione te ngurta per menyren sesi duhet te organizohet Gjykata Administrative.

Qeveria ka dale me propozimin qe kjo gjykate te funksionoje si dhome brenda gjykatave ekzistuese te rrethit dhe atyre te Apelit. Opozita kerkon te ngrihen te pakten 6 Gjykata Administrative te reja ne rrethe dhe 3 gjykata apeli. Deri tani asnjera nga palët nuk pranon propozimin e partnerit europian, Euralius qe te kete 3 gjykata ne nivel rrethi dhe 1 gjykate administrative apeli. Problemi tjeter eshte neni i emerimit te gjyqtareve dhe kritereve, qe ata duhet te plotesojne per t’u bere pjese e Gjykates Administrative. Ajo qe u la te kuptohej nga nderhyrja e kryetarit te Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali, ishte se qendrimi i te dyja paleve nuk ka te beje me zgjidhjen e problemit mbi baza parimore per eliminimin e pikave te dobeta te kesaj pjese te sistemit gjyqesore, por mbi baza klienteliste per emerimin e gjyqtareve miq te politikaneve. Per Ilir Rusmalin kompromisi eshte jetik per suksesin e projektligjit.

“Dhe kompromis do te thote, siç eshte bere deri tani, te kete terheqje dhe mirekuptim nga pozicionet fillestare. Prandaj ju lutem shume edhe relatorit, edhe Ministrise te mund ta zhvilloni me kete fryme kete pjese te projektligjit sepse eshte fondamentale per projektligjin. Dhe rrijini larg me vite drite çdo lloj perceptimi klientelist. Nuk kemi nevoje ne kete projektligj per perceptime klienteliste. Nuk na duhet fare fati i ndonje gjyqtari qe eshte sot aty dhe do te beje karriere administrative, apo i ndonje gjyqtari tjeter qe eshte sot aty dhe nuk do te beje karriere administative”, tha Rusmali.

E merkura pritet te jete nje dite vendimtare, qe do te percaktoje nese mosmarrëveshjet per Gjykatën Administrative do te zgjidhen me konsensus apo nese ky projekt, nje nga 12 rekomandimet e Komisionet Europian, do te kete fatin e keq te Reformes Parlamentare, per te cilin kompromis rezultoi te jete i pamundur.

Top Channel