“Unë pastërtinë e kam pikën time të dobët. Nuk mund ta konceptoj dot që të jetoj në një ambient të papastër, ku asgjë nuk është në vendin e vet.”
Quhet Afroviti Cerma dhe është e dashuruar pas pastërtisë. Thotë se kjo është një traditë dhe një ves i mirë që e ka trashëguar nga familja e saj gjirokastrite dhe që po mundohet t’ia fusë në gjak edhe dy fëmijëve të saj. Për të pastërtia është vlerë!
Tregon se çuditet shumë që gratë e pallatit të saj rrallë i sheh tek bëjnë punët, të lajnë xhamat e të shkundin të gjithë shtëpinë. E ndonjëherë tregohet skrupuloze për pastërtinë maksimale që do të ketë tek vetvetja dhe në ambientin që e rrethon.
Unë nuk ndjehem mirë në një vend të papastër. Madje edhe kur shkoj në një lokal apo diku tjetër, gjithçka e shoh me syrin e pastërtisë. Nëqoftëse nuk më pëlqen ambienti, ose nëse vërej diçka, bëhem keq dhe as mund të ha e as mund të pi.
Ky është një nga të paktat raste, ku pastërtia vazhdon edhe sot të jetë një mit.
Top Channel