Bletët mësyjnë në fushën e futbollit

17/04/2012 17:05

Në futboll ka gjithmonë të papritura, por rasti për të cilin do flasim, i regjistruar në kampionatin panamez në Amerikën Latinë, është tejet i pazakontë.

Në një ndeshje mes dy skuadrave amatore të ligave inferiore panameze, bletët pushtojnë fushën duke detyruar lojtarët e të dyja skuadrave, bashkë me gjyqtarin e takimit, të shtrihen përtokë për dhjetra sekonda, deri në të përfundimit të sulmit të bletëve.

Sulmit të “ushtrisë së bletëve” nuk u shpëtuan as tifozët në shkallët e stadiumit të cilët nxituan të përdorin si mur mbrojtës flamujt dhe pankartat që mbartnin me vete në stadium.

Top Channel