Kimikatet, Imami pakt me OSBE-në

16/04/2012 17:10

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Wolfarth kanë nënshkruar një marrëveshje teknike për eliminimin e kimiakateve të rrezikshme që gjenden ende në stoqet e reparteve ushtarake shqiptare.

Projekt/marrëveshja ka si qëllim eleminimin e 83 tonë kimikateve sipas standarteve europiane. Proçesi i eliminimit të këtyre kimikateve do të kryhet nga një kompani me eksperiencë të gjatë në këtë fushë, që do të kontraktohet nga vetë misioni i OSBE-së.

Kostoja e shkatërrimit të materialeve të rrezikshme do të përballohet nga OSBE-ja, ndërsa Ministria e Mbrojtjes do të kujdeset vetëm për transportimin e këtyre lëndëve kimike deri në portin e Durrësit, nga ku do të imbarkohen në anijë ushtarake.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje largon nga Shqipëria një shifër të konsiderueshme lëndësh që janë një burim rreziku për ambientin dhe jetën e banorëve që janë të vendosur në afërsi të reparteve ushtarake në të cilat ato ndodhen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA