Gjyqi, Tahiri kërkon largimin e gjyqtares

16/04/2012 00:00

Në seancën e radhës ku Saimir Tahiri është i paditur nga numri dy i Policisë së Shtetit, deputeti socialist kërkoi përjashtimin e gjyqtares Fatime Deçolli, e cila po kryeson këtë proçes.

Deputeti Tahiri e kërkoi largimin e gjyqtares me argumentin se Deçolli është bashkëshortja e ish-kandidatit të Partisë Demokratike për bashkine e Beratit.

Deputeti u shpreh se proçesi do të jetë një farsë nëse gjyqtarja nuk largohet, pasi ajo ka konflikt interesi.

Nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kulicaj e ka paditur deputetin socialist për shpifje, pas ky i fundit e ka akuzuar publikisht se drejtonte rrjetin e kontrabandës së naftës dhe kromit.

Më herët avokati i Kulicaj i ka kërkuar gjykatës që të paraqitet një ekspert i cili duhet të realizojë transkriptimin e dy cd-ve ku Tahiri akuzon zyrtarin e lartë të Policisë së Shtetit, njëra prej të cilave ka deklarata në Parlament dhe tjetra deklarata gjatë një emisioni televiziv.

Top Channel