Dënohet me vdekje “Vejusha e Zezë” e internetit

16/04/2012 10:35

Gjykata e Saitamas, në Japoni, ka dënuar me vdekje fundjavën e kaluar vrasësen seriale Kanae Kijima me akuzën e vrasjeve me paramendim.

Gjykatësi Kazuyuki Okuma nuk ka marrë në konsideratë asnjë dënim tjetër përveç atij kapital për atë që njihet në mediat japoneze si “Vejusha e Zezë”.

Kijima është përgjegjëse edhe e disa krimeve të tjera si vjedhje dhe mashtrime. Sipas tokyoreporter.com, gruaja japoneze gjente burra në faqet e takimeve në internet, krijonte shpejt marrëdhënie me ta e më pas i vriste dhe i vidhte.

37-vjeçarja mendohet se ka vrarë tre burra të moshave 41, 53 dhe 80-vjeçare. Të tre burrat japonezë janë helmuar me monoksid karboni e i janë vjedhur shuma të konsiderueshme parash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA