Afganistan, përfundojnë luftimet në Kabul
16/04/2012 08:00
Luftimet në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, kanë përfunduar 18 orë pasi talebanët kryen sulmin e parë.
Talebani i fundit është vrarë në orët e para të ditës së hënë. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kabulit, i cituar nga BBC, 32 talebanë dhe 1 polic kanë mbetur të vdekur nga luftimet, ndërsa 30 civilë janë plagosur.
Ka pasur sulme edhe në provincat Logar, Paktia dhe Nangarhar.
Në Kabul u sulmuan ambasada të ndryshme, shtabi i përgjithshëm i NATO-s dhe godina e Parlamentit.
“Informacionet e fundit që kemi mbi sulmin ndaj Parlamentit flasin për përfundimin e tij”, theksoi zëdhënësi i policisë Hashmatullah Stanikzai.
Top Channel