“Real-Barça më mirë se Bajern”

16/04/2012 17:00

Këtë të martë luhet sfida e parë gjysmëfinale mes Bajernit të Mynihut dhe Realit të Madridit. Gjermanët do të kërkojnë një rezultat pozitiv në fushën e tyre për të udhëtuar më të qetë drejt Bernabeut.

Trajneri bavarez ka shprehur besimin tek skuadra që drejton, e cila sipas tij, është një ndër tre skuadrat më të mira aktualisht në Europë. Jup Hajnkes vlerëson dy skuadrat spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona, që të dyja thotë ai, janë një nivel më lartë se Bajerni i tij.

“Të gjithë janë dakort që Barcelona është pretendentja kryesore për të fituar Ligën e Kampioneve dhe pas saj renditet Reali, ndërsa ne jemi një hap më pas, por pranë favoritëve. Ne jemi ndër tre skuadrat më të mira të kontinentit dhe këtë e kemi treguar më shumë se një herë”, deklaroi Hajnkes.

Top Channel