Nënkryetarin e KLD-së e zgjedh Topi

15/04/2012 00:00

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nga qyteti i Korçës ka dhënë mesazhin se zgjedhja e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është e drejtë kushtetuese e kreut të shtetit dhe se ditën e hënë KLD-ja do të mblidhet për tu njohur me zgjedhjen e anëtarit më të ri Elvis Cefa.

Zoti Topi është treguar i kujdesshëm duke mos u përfshirë aspak në debatin e fortë të zhvilluar në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me votimin e kandidatit Cefa.

Ai ka theksuar se nuk mund të komentojë ngjarjet e Kuvendit të Shqipërisë, por sigurisht që KLD-ja do të ndjekë ato rregulla të qarta që bazohen në Kushtetutë dhe ligj.

Përtej komenteve lidhur me KLD-në presidenti Topi në Korçë ka dekoruar me tituj nderi një sërë personalitetesh të fushave të ndryshme ndërkohë që ka përcjellë edhe një urim për besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA