Meti lë shtëpinë e Big Brother

15/04/2012 00:00

Ky ishte fundi i aventurës Big Brother për Metin pasi shqiptarët zgjodhën atë për tu larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gara mes banorëve të këtij edicioni të pestë të Big Brother po bëhet më e fortë dhe kanë nisur të krijohen aleanca.

Vëllai i Madh vendosi që natën e spektaklit djemtë e shtëpisë të nominonin njëri-tjetrin dhe arsyet mund t’i dëgjonin. Dy më të votuarit shkuan automatikisht në nominim. Ata janë Arbri dhe Dritani, por asgjë nuk përfundoi këtu. Vajzat ishin përballë zgjedhjes për të shpëtuar njërin prej tyre përveç Arbrit dhe Dritanit. Nga kjo përzgjedhje banori tjetër që shkoi në kandidim është Edgari. Tani shqiptarët duhet të japin verdiktin e tyre gjatë javës për largimin e një prëj tyre.

Prova e javës ka qenë jo pak zbavitëse për banorët: për ta kjo qe një javë e kulturës rome ku ata mësuan edhe ritet e tyre e u është dashur që shpesh të jetojnë si ata gjatë javës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA