
Pa humbur shume kohë nga zgjedhja në krye të Partisë Socialiste të
Tiranës, Sajmir Tahiri ka nisur punën për riorganizimin dhe rifreskimin e
strukturave.
Hapi i parë publik eshte nisja e nje fushate intensive nje mujore anëtarësimi, gjatë të cilës kreu i socialistëve të Tiranës, synon të dyfishojë mbështetësit e opozitës.
“Të rinj e të moshuar, burra e gra, të punësuar e të papunë, sipërmarrës të vegjël dhe të mesëm, studentë e nxënës, të gjithë do të gjejnë derën tonë hapur, për të punuar bashkë dhe për të fituar betejën me prapambetjen, injorancën dhe varfërinë që bashkohen në këtë qeveri, për të fituar bashkë dhe për të marrë në dorë punët e këtij vendi, po bashkë”, tha Tahiri.
Ne kete fushate anetaresimesh, socialistet synojne te mbledhin rreth vetes, ata qytetare te Tiranes, qe jo vetem nuk pajtohen me politikat e qeverise, por edhe t’i bindin ata se programi i opozites eshte gjeja e duhur per vendin. Pershembull politika e taksave do te perbeje nje nga pikat kryesore te dialogut te socialisteve me qytetaret e Tiranes.
“Shembulli më elokuent është Lulzimi i Bashkisë. I premtoi me të madhe sipërmarrësve të Tiranës se do të përgjysmonte taksat. Kjo rezultoi mashtrim po aq sa buzëqeshja e tij falso. Sot taksat për sipërmarrësit e Tiranës janë dyfishuar, sepse ky është niveli i Sali Berishës, e pas tij, sigurisht ky është modeli i të gjithëve nën të”, tha Tahiri.
Me 11 njesite e saj bashkiake, Tirana eshte zona qe prodhon me shume deputete. Dhe i vetedijshem se fati i zgjedhjeve te ardhshme parlamentare varet ne nje mase te konsiderueshme nga vota e banoreve te kryeqytetit, Sajmir Tahiri deklaroi ambicien e veshtire per te fituar cdo njesi ne Tirane.
“Fushata e anëtarësimeve në Tiranë është vetëm fillimi i rrugës tonë, për të punuar dhe për të fituar zgjedhjet e ardhshme, në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë, në emër të Rilindjes Shqiptare, për të gjithë ne dhe shqiptarët e ndershëm të këtij vendi”, tha Tahiri.
Top Channel