Skënderbeu pranë titullit

14/04/2012 21:30

Tirana godet dy herë shtyllën ndërsa Skënderbeu shënon 2 gola. korcarët u treguan më të saktë para portës kundërshtare, fituan 2-0 ndaj rivalëve direkt për titullin kampion dhe tashmë e shohin veten 4 pikë larg tyre.

Casti më emocionues i pjesës së parë ishte ai i minutës së 14-të kur gjuajtjen e Ahmataj e ndali shtylla. Në fillimin e të dytës korcarët kalojnë në avantazh me Daniel Xhafën. Tirana nuk arrin të reagojë ndërkohë që Skënderbeu gjen dhe golin e dytë me Allmucën.

Në minutat e fundit bardheblutë kërkojnë të bëjnë të pamundurën por përpjekjet e tyre ndalen sërish nga shtylla. pPas kësaj fitoreje korcarët mbajnë vendin e parë me 47 pikë, ndërkohë që Tirana zbret në vendin e tretë pasi Teuta mundi 0-1 Dinamon.

Goli i fitores për durrsakët që tashmë janë vendin e dytë e shënoi Jakupi.  Flamurtari mundi 3-1 Apoloninë në “Loni Papuçiu” dhe forcon pozitat në vendin e 4 me 36 pikë. Golat u shënuan nga Progni, Lena dhe Gentian Muca ndërsa të vetmin për fierakët e shënoi Ibrahim.

Me po të njejtin rezultat mundi edhe Shkumbini Kamzën. Diop me dy golat e tij ishte dhe protagonisti i fitores së skuadrës peqinase. Tomori përmbysi rezultatin pasi mundi 2-1 Kastriotin me golat e Bakiut dhe atë të Çaushajt. Laçi fitoi 2-0 me Pogradecin dhe tashmë e sheh veten në kuotën e 27 pikëve, po aq sa Vllaznia e cila u mund 1-0 në Ballsh nga Bylisi.

Top Channel